Çfarë u diskutua në takimin 2 orësh të Biden dhe presidentit të Kinës?

Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se telefonata e tij me presidentin kinez Xi Jinping të premten “shkoi mirë”, raporton CNN.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë” në një telefonatë gati dy orëshe me liderin e Kinës.
“Presidenti Biden nënvizoi pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve dhe partnerëve tanë për këtë krizë. Presidenti Biden detajoi përpjekjet tona për të parandaluar dhe më pas për t'iu përgjigjur pushtimit, duke përfshirë vendosjen e kostove ndaj Rusisë.
Ai përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë pasi ajo kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas.
Presidenti theksoi mbështetjen e tij për një zgjidhje diplomatike të krizës.” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas medias shtetërore kineze CCTV, Xi i tha Bidenit, “konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt” dhe “Kina dhe SHBA kanë përgjegjësi të punojnë për paqen.”