Kosova

Problemi im me Albinin s`është për atë që thotë, por më tmerron diçka tjetër

Problemi im me Albinin s`është për atë që thotë,

‘Taktikë elektorale e brendshme’ e konsideron Rama konfrontimin permanent Kosovë-Serbi. Në konferencën për shtyp Rama u shpreh se si ai, edhe Albin Kurti, qëllimin e kanë të njëjtë: njohjen e Kosovës dhe faljen nga Serbia. “Ndryshimi midis meje dhe Albinit është që Albini i do këto në fillim, unë i dua në fund. Se kështu kanë ardhur në gjithë historinë e njerëzimit”, tha Rama.

“Që nga viti 1999 Serbia nuk ka çfarë i bën më Kosovës. Jo sepse është Albin Kurti aty apo cilido qoftë, po sepse aty është Amerika. Është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Atëherë përse duhet kjo histori konfrontimi permanent? Sepse duhet për politikën e brendshme. Cila është gjëja që e shpërbën figurën e armikut imagjinar në sytë e zgjedhësve të njërit dhe të tjetrit? Asosacioni, që mbyll në këtë aspekt mundësinë për të vazhduar lufta ‘këta s`na lënë të zgjedhim…’. Është shumë e qartë. Ndaj unë jo vetëm nuk preken, por përkundrazi më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme që kam me Albinin që themi atë të mendojmë edhe kur s`jemi dakord. Qëllimin e kemi një 100%. Njohja e plotë, përfundimtare, ndërkombëtare e Kosovës. Edhe nga Serbia, përveçse nga të tjerët, dhe për kërkimin e faljes që Serbia duhet t`i bëjë Kosovës për krimet e luftës. Kjo është finalja. Ndryshimi midis meje dhe Albinit është që Albini i do këto në fillim, unë i dua në fund. Se kështu kanë ardhur në gjithë historinë e njerëzimit. Kancelarja e Gjermanisë nuk u ul në gjunjë në 1945-ës, u ul shuuumë më vonë. Po marr ekstremin, nazistët. Nuk kam asnjë problem me çfarë thotë Albini, përkundrazi. Më pëlqen shumë se e ka këtë karakteristikë, por jam i tmerruar nga ky kurs taktike elektorale e brendshme. Asgjë s`ka këtu tjetër, sipas meje”, tha Rama.