Rama pritet të dalë në konferencë për shtyp pas deklaratës së Albin Kurtit

E Martë 13 Qershor 2023, 19:08
TiranaPost
Pas pak do të ketë një dalje të Edi Ramës, ku pritet të flasë për Kosovën. Sipas burimeve ai dhe disa nga ekipi qeverisës do të vizitonin nesër Prishtinën ku do të kishin bisedime me Kurtin për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.
Sot në drekë Albin Kurti doli në një konferencë për shtyp ku tha:
“Nuk kam dyshim se Rama, beson se propozimi është i mirë, duke qenë kështu ajo që propozoj është që Rama këtë draft për pakicat kombëtare t'ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur. Ai beson se është model i duhur, t'ia bëjë të ditur dhe Vuçiç. Duke besuar në atë që beson ai, në vend që t’i propozojë Kosovës, t'ia propozojë për shqiptarët në Serbi”, u shpreh Kurti.
Çfarë do të thotë Edi Rama sot?
Lajmi në zhvillim