Rajoni

Kurti i dorëzon BE-së planin me 5 pika për çtensionimin e situatës në Veriun e Kosovës

Kurti i dorëzon BE-së planin me 5 pika për çtensionimin e

Qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për t’ja dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Në një dalje për median, Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent, madje brenda kësaj jave me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.

Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.

Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.

Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.

Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.

Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.

Kurti bëri me dije se do të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut të vendit.