Kosova

Unë nuk jam ariu, jam kryeministri i Shqipërisë. Propozimin s`e kam bërë unë, por ekspertë të nivelit të lartë botëror

Unë nuk jam ariu, jam kryeministri i Shqipërisë. Propozimin s`e

Kryeministri Edi Rama nuk ka treguar emra, por për herë të parë thotë se propozimi e tij i përfolur për asosacionin s`e ka bërë i vetëm por me ekseprtë të nivelit të lartë botëror.

“Unë nuk jam ariu. Unë jam kryeministri i Shqipërisë. Kam bërë një propozim. Janë bërë disa propozime. As kam kërkuar t`i imponohem kujt. As nuk pretendoj ai draft të merret dhe të adaptohet pa e parë. Nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë Bravo e as ta pranojë. Se kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin medemek do e bëjë një ekip me serbë. Po minimalisht kryeministri i Kosovës të thotë Ok, ta shohim. Çfarë problemi ka? Shihe njëherë se s`dihet. Mund të jetë kot, por ju siguroj që është top. Se nuk e kam bërë unë. E kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror”, tha Rama.