Aktualitet

Kurti: Rama t'ia propozojë draftin Vuçiçit për Luginën e Preshevës në takimin e Ballkanit të Hapur

Kurti: Rama t'ia propozojë draftin Vuçiçit për

Në konferencë për median kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka parë dhe as lexuar draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama

“Nuk kam dyshim se Rama, beson se propozimi është i mirë, duke qenë kështu ajo që propozoj është që Rama këtë draft për pakicat kombëtare t'ia prezantojë Vuçiçit në takimin e Ballkanit të Hapur. Ai beson se është model i duhur, t'ia bëjë të ditur dhe Vuçiç. Duke besuar në atë që beson ai, në vend që t’i propozojë Kosovës, t'ia propozojë për shqiptarët në Serbi”, u shpreh Kurti.