Art dhe Kulturë

Bashkim Alibali flet për letrat me puthje që vajzat i dërgonin në rini dhe ç`bëri me to

Bashkim Alibali flet për letrat me puthje që vajzat i dërgonin

Nata e dytë e Festivalit të 60-të në RTSH është Nata e Historisë për këtë vit jubilar. Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, si i ftuar special, me Isli Islamin, Kelvi Kadillin, Jonida Maliqin dhe Xhemi Shehun, këngëtarët që kanë bërë historinë e RTSH-së ndajnë copëza nga kujtimet e tyre.

Një prej tyre ishte Bashkim Alibali, siç edhe Arditi e quajti sekssimboli i atyre viteve.

“Vajzat më dërgonin shumë letra në atë kohë. Të gjitha kishin të njëjtën vulë në fund. Kishin buzët e tyre, pra puthjet që më dërgonin. Po unë kurrë nuk e ngatërrova Bashkimin me këngëtarin. Ato letra ishin për këngëtarin”, tha Bashkimi që i ngacmuar nga Arditi tregoi se para martesës i dogji të gjitha letrat, për të mos bërë xheloze bashkëshorten e tij.