Sot dita e katërt e protestave masive kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
E Shtunë 12 Mars 2022, 11:25
TiranaPost

Sot është dita e katërt e protestave kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët u mblodhën te sheshi Skëndërbej në orën 11:00, ndërsa tashmë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kanë banderola në duar me shkrimin “Boll na vodhët”, ndërkohë që kanë bërë thirrje edhe për lirimin e të arrestuarve në tre ditët e para të protestës.



Para Kryeministrisë ka forca të shumta Policie dhe autobotë uji për t’i paraprirë çdo situate. Ndërkaq dyert e kryeministrisë janë blinduar.

