Rama në mbledhjen e qeverisë: Paketa e Rezistencës Sociale mbi çmimet drejt përfundimit
E Shtunë 12 Mars 2022, 10:31
TiranaPost

Kryeministri Edi Rama njofton me anë të një fotoje nga mbledhja e qeverisë në Kryeministri se paketa e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës globale mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
“Kryeministria - Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare” shkruan Kryeministri në Facebook.
Kujtojmë që sot në orën 11:00, për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve, janë paralajmëruar protesta në të gjithë Shqipërinë.