Politikë

Rama: Populli është fjalë e madhe! Protestat po bëhen nga manipulatorë të mirënjohur

Rama: Populli është fjalë e madhe! Protestat po bëhen nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një replike me një komentues në Facebook është shprehur se protestat po bëhen nga ‘’manipulatorë të mirënjohur’’ duke nënkuptuar drejtuesit politikë dhe jo nga populli, pasi populli është fjalë e madhe. Rama gjithashtu tha se Tragjedia e vërtetë po ndodh në Ukrainë dhe se Shqipëria do të dalë nga kjo situatë.

Komentuesi: Thirri mendjes se populli nuk është non grata po ka dalë për të drejtat e tyre që të mos fusi dorën askush në xhepin e tyre.

Rama: Populli eshte fjale e madhe shume, nuk jane as njemije as dymije dhe as dhjete mije vete po deshe, te terhequr ne rruge nga njerez pa arsye, te cilet nuk pranojne faktet dhe shajne e bejne thirrje per sherr! Sa per te drejtat ato te siguroj qe i di shume mire dhe i mbroj me te gjitha fuqite, por kur nje lufte prek xhepin njeriu nuk i turret qeverise me te shara, nderkohe qe qeveria paguan prej muajsh diferencen gjithnje e me te madhe mes cmimit real te energjise dhe cmimit ne faturen e cdo familjeje! Kjo eshte e papranueshme dhe prandaj kete s'e ben kurre populli, po manipulatoret e mirenjohur qe hedhin gurin e fshehin doren, duke nxjerre neper rruge fanatiket e tyre per te ndjelle njerez te merzitur e te keqkuptuar me situaten! Kete lufte qe nuk e nisi Shqiperia, nuk e ndalon dot Shqiperia dhe nuk e di askush sa do te vazhdoje, duhet ta perballojme te bashkuar me te vertetat dhe me durim e dinjitet, sepse tragjedia e vertete eshte ajo qe ndodh ne Ukraine, ndersa ne do t'ia dalim edhe kesaj sic ia dolem te tjerave me pare.