Politikë

Kryeministri nënkupton Berishën dhe Metën që fshihen pas protestave: Po kërkojnë rrëmuja

Kryeministri nënkupton Berishën dhe Metën që fshihen pas

Nuk përmend emra, por nongrata të shpallur e të pashpallur Rama e përdor për dyshen Berisha-Meta.

Duke reaguar ndaj një serie protestash, në Tiranë, Durrës dhe Berat kryeministri shkruan në Twitter se ato nuk janë zëri i popullit, por një pakicë në kërkim të rrëmujës, pas së cilëve qëndron ajo dorë e politikës që kërkon rrëmuja.

‘’Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!’’, shkruan Rama në Twitter.

Tiranapost.al