Rama: Nga sot çmimet e naftës do të kalojnë në filtrin e transparencës. S’do të lejohet asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve
E Shtunë 12 Mars 2022, 08:24
TiranaPost

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur që duke nisur nga dita e sotme me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet e naftës do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë.
“Mirëmëngjes
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë” shkruan Rama në Facebook.