Protestuesit zhvendosen nga kryeministria dhe bllokojnë rrethrrotullimin e Zogut të Zi
E Premte 11 Mars 2022, 19:53
TiranaPost

Protestuesit në Tiranë kanë marshuar në këmbë në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas drejt rrugës së Durrësit. Ata kanë mbërritur në zonën e quajtura ‘Zogu i Zi’, ndërsa kanë bllokuar rrethrrotullimin.
Policia ka paralajmëruar se do ndërhyjë.
Në Durrës, qindra qytetarë janë nisur në drejtim të komisariatit, për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.
Qytetarët janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.