Politikë

Celibashi për rastin Tom Doshi dhe paralajmërimet e Yuri Kim për kandidatët me probleme: Nuk varet nga unë, por nga ligji

Celibashi për rastin Tom Doshi dhe paralajmërimet e Yuri Kim për

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Real Story” ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane Yurik Kim e cila ka bërë thirrje që figura si Tom Doshi të mos kandidojnë në zgjedhjet elektorale. Celibashi është shprehur se vendimi për të lejuar apo jo kandidimin e një shtetasi nuk i qëndron atij, teksa është sanksionuar me ligjin e dekriminalizimit se cilët kandidatë skualifikohen dhe cilët jo.

Deklarata e Celibashit:

“Mund të them se çfarë unë thashë në takimin me ambasadoren se çfarë ka thënë ambasadorja është vetë në pozitën për ta bërë deklarimin. Nga ana e KQZ-së është prezantuar gjithë çfarë KQZ-ja është duke bërë në lidhje me këto zgjedhje. Gjithë range i veprimeve dhe i akteve, të cilat kishte miratuar KQZ-ja deri në atë moment dhe në perspektivën e miratimit dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe logjistikën zgjedhore. Këtë çështje e ka zgjidhur Kushtetuta dhe ligji, ajo çfarë është e përcaktuar në Kushtetutë dhe ligj do të thotë që është interesi publik, do të thotë që është morali brenda, e mira publike në fund të fundit. Institucione të cilat kanë përgjegjësinë për të zbatuar Kushtetutën, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë edhe ligjin, kanë përgjegjësi vetëm e vetëm t’i qëndrojnë strikt, germë për germë, Kodit Zgjedhor. Duke bërë këtë kemi respektuar dhe frymën e ligjit dhe kemi përmbushur interesin publik për çdo aspekt, qoftë dhe ato me sensibilitete të larta publike.”

Tiranapost.al