
Sipas Hakil Osmanit nga Meteoalb: Kjo fundjavë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi prezencë të reshjeve të dëborës. Më të dukshme reshjet priten të jenë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme dhe paraditen e ditës së nesërme.
Zonat me prezencë të reshjeve do të jenë kryesisht ato jugperëndimore. Kemi një rënie të ndjeshme të vlerave termike gjatë ditës së diel, duke bërë që minimumet të zbresin edhe në minus 4 gradë, ndërsa maksimumet do të shkojnë deri në 13 gradë.
Këto temperature nuk janë tipike pranvere, pasi janë 5-6 gradë më të ulëta se vlerat normale.