Lajme nga Bota

Zhvillimet kryesore të ditës së sotme rreth luftës në Ukrainë

Zhvillimet kryesore të ditës së sotme rreth luftës në
Mariupol, Ukraine


Ndërkohë që pushtimi rus po i afrohet javës së tretë, Rusia sot zgjeroi ofensivën e saj në Ukrainën perëndimore duke gjuajtur raketa pranë qytetit të Lviv dhe duke goditur një bazë të madhe ushtarake afër kufirit polak, ku mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.

Gazetari i njohur amerikan Brent Renaud u vra ditën e sotme në qytetin Irpin të Ukrainës. Media të ndryshme amerikane si TIME Magazine, The Neë York Times si dhe shkollat ​​e gazetarisë dhe vetë gazetarët i kanë bërë homazhe gazetarit amerikan.

U rikthye furnizimi me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit. Kompania Kombëtare e Energjisë e Ukrainës (NEC) Ukrenergo përfundoi riparimet dhe rifilloi furnizimin me energji elektrike për NPP-në e Çernobilit, njoftoi kompania.

Situata në Mariupol sa vjen e përkeqësohet. Administrata e qytetit të Mariupolit konfirmoi të dielën mbrëma se një kolonë e madhe ndihmash humanitare me destinacion qytetin e rrethuar nga forcat ruse nuk kishte mbërritur dhe ishte ende e bllokuar në Berdyansk, qytet rreth 50 milje në perëndim të Mariupol i cili gjithashtu mbahet nga Rusia.

Bisedimet Rusi- Ukrainë do të zhvillohen të hënën: Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak shkroi në Tëitter se bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë do të zhvillohen të hënën përmes një video-konference.

Protestat vazhdojnë në të gjithë Ukrainën dhe Rusinë. Kryetari i bashkisë së Khersonit, qytetit të pushtuar nga Rusia tha se protestat masive tregojnë se "Khersoni është Ukrainë" dhe këmbënguli se ai ruan kontrollin administrativ të qytetit. Ndërkohë në Rusi, më shumë se 850 persona u arrestuan në protestat kundër luftës në 37 qytete ruse të dielën, sipas OVD-Info, një grup i pavarur i monitorimit të protestave për të drejtat e njeriut.

Një shkollë në fshatin Zelenogai, rreth 16 kilometra në lindje të Mykolaiv, është shkatërruar nga një sulm ushtarak rus, tha administratori rajonal i Mykolaiv, Vitali Kim.