Zbulohet marrëveshja që u bë me forcat ruse për lirimin e kryebashkiakut të Melitopolit
Thursday 17 March 2022, 18:31
TiranaPost

Kryetari i qytetit të Melitopolit, i cili u rrëmbye në fund të javës së kaluar nga forcat ruse, u lirua në këmbim të nëntë rekrutëve rusë që ishin kapur nga forcat ukrainase zbuloi kreut i zyrës presidenciale të Ukrainës.
Dariya Zarivna, një ndihmës shtypi i Presidentit Zelenskiy, u citua nga agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës të mërkurën të ketë thënë:
“Ivan Fedorov u lirua nga robëria ruse. Për lirimin e tij Rusisë iu dorëzuan nëntë ushtarë të kapur të cilët kanë lindur në 2002 dhe 2003. Ata janë fëmijë në fakt.”
Ukraina akuzoi Rusinë për rrëmbimin e Fedorov të premten e kaluar. Pamjet e kamerave që u publikuan tregonin kryebashkiakun e Melitopolit të rrethuar nga ushtarë rusë.

Lirimi i tij u konfirmua mbrëmjen e djeshme.