Lajme nga Bota

Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e Melitopolit

Forcat ruse lirojnë kryebashkiakun e Melitopolit
Foto nga momenti i rrëmbimit të kryebashkiakut të Melitopol


Forcat ruse kanë liruar kryebashkiakun e qytetit ukrainas Melitopol, tha këshilltari i presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko.

Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, tha në Telegram:

“Operacioni special për lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov sapo ka përfunduar me sukses.”

Fedorov u rrëmbye nga ushtarët rusë të premten mbrëma, u mor nga zyra e tij në qendër të Melitopolit me një çantë mbi kokë.