'Ky është vetëm fillimi', uebsajti kryesor i BBC-së bllokohet në Rusi
Wednesday 16 March 2022, 19:43
TiranaPost

Uebsajti kryesor i lajmeve i BBC-së është bllokuar nga autoritetet ruse.
Mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor tha se qasja në faqen kryesore të lajmeve të BBC-së ishte ndalur, ndërsa ministria e jashtme e Moskës paralajmëroi që do marrë më shumë masa hakmarrëse kundër medias.
"Unë mendoj se ky është vetëm fillimi i masave ndaj luftës së informacionit të nisur nga Perëndimi kundër Rusisë," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.
Roskomnadzor renditi faqen e internetit të BBC Neës si të bllokuar në Rusi dhe gjithashtu nuk kishte akses në faqen e internetit të shërbimit rus të BBC.