Kremlini: Nuk jemi afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ukrainën, nuk tregojnë përkushtim
Thursday 17 March 2022, 12:51
TiranaPost

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për mediat u tha gazetarëve se Rusia dhe Ukraina nuk ishin afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.
“Puna vazhdon - kur të ketë përparim, ne do t’ju informojmë,” tha ai, sipas një përkthimi të NBC News.
Ai shtoi se delegacioni rus ishte gati të punonte gjatë gjithë kohës, por pretendoi se “pala ukrainase nuk tregon përkushtim”.
Zyrtarët nga të dyja palët ruse dhe ukrainase kanë thënë ditët e fundit se duket se ka shpresë për kompromis në raundet e fundit të bisedimeve.