Shëndeti

OBSH: Europa mund të përballet me një valë tjetër të koronavirusit

OBSH: Europa mund të përballet me një valë tjetër

Shifrat që tregojnë një rritje globale të rasteve të COVID-19 mund të paralajmërojnë një problem shumë më të madh pasi disa vende raportojnë gjithashtu një rënie të niveleve të testimit, tha OBSH të martën, duke paralajmëruar kombet që të qëndrojnë vigjilentë kundër virusit.

Një kombinim faktorësh po shkaktonte rritje, duke përfshirë variantin shumë të transmetueshëm Omicron dhe nënlinjat e tij BA.2, dhe heqjen e masave shtrënguese, tha OBSH.

"Këto rritje po ndodhin pavarësisht reduktimeve në testime në disa vende, që do të thotë se rastet që po shohim janë vetëm maja e ajsbergut," u tha gazetarëve kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shkalla e ulët e vaksinimit në disa vende, të nxitura pjesërisht nga një "sasi e madhe e dezinformatave" shpjegoi gjithashtu rritjen, thanë zyrtarët e OBSH-së.

Një numër ekspertësh kanë ngritur shqetësime se Evropa mund të përballet me një valë tjetër të koronavirusit, me rastet në rritje që nga fillimi i marsit në Austri, Gjermani, Zvicër, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Maria Van Kerkhove e OBSH-së tha në konferencë se BA.2 duket të jetë varianti më i transmetueshëm deri më tani.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë se shkakton sëmundje më të rëndë dhe nuk ka prova që ndonjë variant tjetër i ri po nxit rritjen e rasteve.

Tiranapost.al