Lajme nga Bota

Lufta në Ukrainë: Zhvillimet kryesore të ditës

Lufta në Ukrainë: Zhvillimet kryesore të ditës

Ngjarjet kryesore të së enjtes:

Qyteti ukrainas i Chernihiv 'ka pësuar humbje dhe shkatërrime kolosale' nga sulmet ruse

Një sulm artilerie në një shkollë dhe qendër komunitare pranë Kharkiv 'vrau 21 njerëz'.

Franca, Britania e Madhe dhe SHBA kanë bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten për të diskutuar mbi Ukrainën.

Britania po dërgon më shumë armë kundërajrore dhe personel ushtarak në Poloni, pasi misioni i Mbretërisë së Bashkuar në OKB thotë se "Rusia po kryen krime lufte dhe po synon civilët".

Presidenti Putin ka folur në televizion për të dënuar rusët që nuk i mbështesin përpjekjet e tij për luftë. "Ne gjithmonë do të jemi në gjendje të dallojmë patriotët e vërtetë nga llumrat dhe tradhtarët dhe thjesht do t'i pështyjmë", tha ai.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ESA thotë se do të pezullojë bashkëpunimin me agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos për një mision të planifikuar në Mars.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për mediat u tha gazetarëve se Rusia dhe Ukraina nuk ishin afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës. “Puna vazhdon - kur të ketë përparim, ne do t’ju informojmë,” tha ai, sipas një përkthimi të NBC News.

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke iu bashkuar Estonisë dhe Sllovenisë në apel.