Lajme nga Bota

Si po reagojnë mediat botërore për zgjedhjet amerikane? Il Giornale flet për trazira, Bild në dyshim për fitoren e Joe Biden

Si po reagojnë mediat botërore për zgjedhjet amerikane?  Il

Zgjedhjet presidenciale amerikane gjithmonë janë në vëmendje të pjesës tjetër të botës, pasi fituesi, presidenti luan rolin kryesor në skenën politike botërore. Në fakt, vendimi i popullit amerikan çdo katër vjet për presidentin, mund të transformojë politikën e jashtme të vendit dhe qasjen ndaj aleatëve dhe armiqve. Kështu që nuk bën çudi që të gjithë i kanë sytë tani në SHBA.

Por sipo reagon bota deri më tani?

Kina:

SHBA dhe Kina janë rivalë të vjetër dhe në një duel të vazhdueshëm për ekonominë. Aktualisht dy vendet kanë marrëdhëniet me të zbehura se kurrë më parë. Të dy kandidatët si Trump si Biden janë zotuar se do të jenë të qartë në marrëdhëniet me Pekinin. Duke pasur parasysh këtë, nuk është habi që media shtetërore kineze i konsideron këto zgjedhje përçarëse, të tensionuara dhe kaotike.

Amerika Latine:

Mediat e Amerikës Latine janë të fokusuara veçanërisht në suksesin e Donald Trump në Florida, i cili këtë vit ka thelluar fitoren ndaj mbështetjes së latinëve. Kubanezët, Amerikanët dhe Hispanikët e tjerë janë të bindur se vetëm Presidenti aktual garanton siguri për to, shkruan e përditshmja kolumbiane El Espectador.

Europa

Në Rusi, këto zgjedhje po konsiderohen si çmenduri, por është vënë re numri i më shumë artikujve dhe lajmeve që mbështesin Trump.

Vlen të kujtohet se inteligjenca amerikane beson se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet e vitit 2016 në favor të Trump, një akuzë që Moska e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.

Në vende të tjera, mediat flasin për pasiguri në këtë garë dhe vonesë të rezultatit.

"Gjithnjë e më shumë vëzhgues të cilët kishin parashikuar një fitore të qartë për Joe Biden po pyesin: A mundet ende Trump të fitojë?", shkruan tabloidi gjerman Bild.

"Beteja është shumë më e ashpër se sa pritej: nuk ka asnjë valë Demokratike," shkruan France Inter.

Ndërkohë, gazeta italiane Il Giornale paralajmëron për rrezikun e trazirave të mundshme civile. "Amerika është në prag të zjarrit".

Lindja e Mesme

Edhe në Lindjen e Mesme ka pasiguri për rezultatin. Ndërkohë, gazetat egjiptiane e vënë theksin tek pjesëmarrja historike në votime.

Në Iran mediat paralajmërojnë për një luftë civile, kuptueshëm nga përplasjet e shumta mes presidentit Trump dhe liderit të Iranit: Zgjedhjet duken të frikshme.

Si janë votimet deri tani?

Joe Biden kryeson, por procesi i numërimit nuk ka përfunduar dhe mund të zgjasë ndoshta dhe me ditë.

Si po reagojnë mediat botërore për zgjedhjet amerikane?  Il

Klikoni linkun për të parë rezultatet paraprake, live.