Lajme nga Bota

Rekord votuesish në Amerikë. Kur pritet të dalë rezultati?

Rekord votuesish në Amerikë. Kur pritet të dalë rezultati?

Në Amerikë votuan në këto zgjedhje si asnjëherë më parë. Rreth 100 milionë amerikanë dhanë votën e tyre herët, një pjesë përmes postës elektronike që herët. Por pjesa më e madhe dje fizikisht.

Përballë janë demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump që lufton të rizgjidhet.

Deri tani kryeson Biden me 220 vota elektorale në krahasim me 213 të Trump. Ende është herët. Rezultatet pritet të dalin më vonë gjatë ditës. Ndërkaq ka nisur numërimi për votat përmes postës elektronike në disa shtete.

Sipas analizës së ekspertëve, demokratët preferojnë votimin me postë, kurse republikanët atë fizik. Votat fizike numërohen më herët, ndaj si fillim shifrat do jenë në favor të Trump ose në rezultat të ngushtë. Demokratët do duhet të presin edhe numërimin dhe verifikimin e votave me postë.