Lajme nga Bota

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk kemi ende një emër presidenti?

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane ka gjasa të vonohet. Miliona vota ende nuk janë numëruar ndërsa fokusi është në 8 shtete, të cilat mund të përcaktojnë fituesin.

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk

Aktualisht fitues është Biden, por çdo kandidati i duhen mbi 270 vota elektorale ose në atë që quhet kolegj Zgjedhor. As Trump dhe as Biden nuk mund të shpallin fitoren aktualisht, edhe pse presidenti amerikan e bëri një deklaratë të tillë në Twitter dhe ajo u fshi disa minuta më pas.

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk

Shkak i vonesës mendohet të jetë bërë votimi me postë, pasi sipas mediave amerikane, më shumë se 100 milionë njerëz kanë votuar më herët me postë, duke vendosur dhe rekordin historik të pjesëmarrjes. Secili shtet i SHBA-ve merr një numër të caktuar votash pjesërisht bazuar në popullsinë e tij dhe ka një total prej 538 votash për t'u kapur.

Presidenti Trump duket se do të fitojë në Florida, ç'ka mund të ndikojë edhe në rizgjedhjen e tij si president. Gjithashtu Trump po mban Texas-in edhe pse Biden deklaroi në fushatë se do arrinte një fitore të paparë. Megjithtaë, Biden duket se po fiton Arizonën. Pensilvania është konsideruar vendimtare për Trump, por deri më tani asgjë nuk është e qartë.

Senati:

Vendet e Senatit janë në zgjedhje një herë në gjashtë vjet. Ka 35 vende për zgjedhjet e Senatit të këtij viti, duke përfshirë zgjedhjet e posaçme në Arizona dhe Georgia. Demokratët duhet të fitojnë katër vende për të fituar kontrollin. Republikanët duhet të mbajnë të paktën 21 vende për të vazhduar me kontrollin.

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk

House:

Të 435 vendet janë në zgjedhje çdo dy vjet. Demokratët fituan kontrollin nga Zgjedhjet Afatmesme 2018 me 232 vende. Republikanët duhet të fitojnë 21 vende për të fituar kontrollin.

Zgjedhjet amerikane më të vështira seç pritej: Pse nuk