Amerika po shkon drejt një rezultati të ngushtë, Donald Trump po befason me rezultatin shumë pranë Biden, të preferuarin e mediave

Procesi i numërimit të votave në SHBA vijon, por presidenti aktual Donald Trump po befason me rezultatin, shumë pranë kandidatit demokrat Joe Biden, ky i fundit nuk është sulmuar nga mediat amerkane siç ka ndodhur me Donald Trump. Sipas CNN, Joe Biden ka 238 vota elektorale ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.

Qarku më i madh i Arizonës ka numëruar gjithsej 1,487,624 vota të parakohshme nga gjithsej rreth 1,7 milion vota të hershme të hedhura. Janë afërsisht 248,000 vota të hershme që janë verifikuar por nuk janë llogaritur në rezultat ende. Në Ditën e Zgjedhjeve, rreth 167,000 njerëz votuan personalisht në 175 qendra votimi brenda qarkut.
Donald Trump ka denoncuar vjedhjen e votave dhe votimin edhe në orën 4 të mëngjesit, ndonëse procesi është shpallur i mbyllur. Ai ka shpallur fitoren, ndërsa Joe Biden po pret rezultatin.


Deri më tani sipas Fox News, ky është rezultati i deritanishëm:
Trump-kryesues në votimet në Florida, Georgia, Lowa, Michigan, Northa Carolina, Ohio,Pensylvania, Texas, Wisconsin
Joe Biden- kryesues në votime në Minessota, Nevada,New York, vermont, Colorado, New Mexico, Oregon, California, Washington
Shihni hartën e publikuar nga Fox News. Linku për të ndjekur live update-in.


