Lajme nga Bota

Bisedimet ukraino-ruse një hap të vogël drejt kompromisit!

Bisedimet ukraino-ruse një hap të vogël drejt kompromisit!

Sot bisedimet Ukrainë-Rusi zgjatën rreth 8 orë. Ato rifillojnë sërish nesër, më 16 mars, por sot sipas këshilltarit të Presidentit ukrainas, Mykhailo Podoliak ka një hap pozitiv në drejtim të kompromisit.

“Një proces negociatash shumë i vështirë dhe viskoz. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit, puna në nëngrupe do të vazhdojë”, thotë ai.

Raundi i së sotëm dhe tre raundet e mëparshme nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë Kremlini, thotë ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare.

Megjithatë presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy, gjatë ditës së sotme ka bërë disa komente interesante rreth Ukrainës dhe anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.

“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë, jemi njerëz me arsye. Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por edhe se nuk mund të bëhemi pjesë e aleancës. Është një e vërtetë që duhet pranuar. Jam i lumtur që njerëzit tonë po fillojnë ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten në forcat e tyre e te partnerët që na mbështesin.”, tha Zelensky. Këto fjalë të presidentit janë interpretuar si një mundësi që të arrihet një marrëveshje në lidhje me kërkesën e Vladimir Putin që Ukraina të mos bëhet pjesë e NATO-s.