Protestuesit zbulojnë kërkesat për qeverinë në ditën e shtatë të protestës
Tuesday 15 March 2022, 17:52
TiranaPost

Vazhdon edhe sot protesta kundër rritjes së çmimeve përballë kryeministrisë. Qytetarët që marshuan nga sheshi Skëndërbej drejt sheshit para kryeministrisë, kanë bërë publike kërkesat që kanë ndaj qeverisë.


Ishte aktivisti Adriatik Lapaj ai i cili foli në podiumin e improvizuar dhe pasi zbuloi kërkesat e protestuesve i la afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.





Protestuesit thanë se nuk do të protestojnë deri ditën e shtunë, kur do të rimblidhen sërish të shumtë në numër për të kërkuar të drejtat e tyre.