Lajme nga Bota

Kryebashkiaku i Kievit i shkruan letër Papës dhe i kërkon që të vizitojë kryeqytetin ukrainas

Kryebashkiaku i Kievit i shkruan letër Papës dhe i kërkon që
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i ka shkruar një letër Papa Françeskut ku i ka kërkuar që të vizitojë kryeqytetin ukrainas, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Klitschko i shkroi Françeskut më 8 mars, dhe i tha se prania e Papës në Kiev “është çelësi për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes në qytetin tonë, vendin dhe më gjerë”.

Klitschko sugjeroi gjithashtu një video-konferencë të përbashkët me Presidentin Zelensky nëse Papa nuk do të ishte në gjendje të bënte personalisht vizitën.

Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë.

Zëdhënësi tha se Françesku i kishte “afër zemrës vuajtjet e qytetit dhe njerëzve të tij”.

Papa ka bërë gjithashtu apel për përfundimin e luftës dhe ka ofruar ndihmën e Vatikanit në ndërmjetësim.