Rusia largohet zyrtarisht nga Këshilli i Evropës
Tuesday 15 March 2022, 18:23
TiranaPost

Rusia është larguar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës, aleanca mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg, duke i paraprirë dëbimit të mundshëm të vendit për shkak të sulmimit të Ukrainës.
Letra që nis procedurën e largimit iu përcoll Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov.
Masa do pak kohë të hyjë në fuqi, por kjo nënkupton që Rusia mund të mos duhet të respektojë më Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.