Lajme nga Bota

Spanja sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut rus, Alexander Mikheyev

Spanja sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut rus, Alexander

Autoritetet spanjolle kanë ndaluar një jaht në pronësi të oligarkut rus Alexander Mikheyev, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

Jahti, i quajtur “Lady Anastasia”, nuk mund të largohet nga marina e Port Adriano në Mallorca, ku tani është ankoruar, tha një burim për Reuters.

Të hënën, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se autoritetet kishin sekuestruar përkohësisht jahtin 108 milionë paund të një oligarku rus në Barcelonë.

Sanchez i tha televizionit La Sexta: Sot ne kapëm një jaht që i përket një prej oligarkëve kryesorë rusë.