Lajme nga Bota

Prej mbrëmjes së djeshme, askush nuk di më gjë për punonjësen e televizionit rus që doli kundër Putinit

Prej mbrëmjes së djeshme, askush nuk di më gjë për

Që prej mbrëmjes së djeshme që doli në ekranin rus ma pankartë në dorë, Marina Ovsyannikova, nuk gjendet. Punonjësja e televizionit shtetëror rus doli me një mesazh, pas shpinës së spikeres së lajmeve. Në fillim shkruhej në rusisht: Ndaloni luftën! Mos u besoni gënjeshtrave dhe propagandës që ju thuhet këtu. Dhe në fund mesazhi ishte në anglisht, drejtuar gjithë botës: Rusia është kundër luftës.”

Prej mbrëmjes së djeshme, askush nuk di më gjë për

Prej mbrëmjes së djeshme nuk ka asnjë lajm për të. Gjatë gjithë natës disa avokatë e kanë kërkuar për t'i ofruar mbështetje ligjore, por nuk kanë mundur ta gjejnë.

Para se të hynte brenda në studion e lajmeve, ajo kishte regjistruar një video në të cilën thoshte: “Ajo që po ndodh në Ukrainë është krim. Rusia është agresori në këtë rast. Dhe përgjegjësia për sulmin duhet të jetë në ndërgjegjen e një njeriu të vetëm: Vladimir Putin. Babai im është ukrainas, nëna ime është ruse dhe ata kurrë nuk kanë qenë armiq. Fatkeqësisht, kam kaluar shumë nga vitet e fundit duke punuar për Rusia 1, duke bërë propagandë për Kremlinin, dhe më vjen shumë turp për këtë. Më vjen turp që lejoj të transmetohen gënjeshtra në TV. Më vjen turp që lejova qytetarët rusë të bëhen zombie. Ne heshtëm në 2014-ën, kur filloi gjithçka. Ne nuk protestuam kur Kremlini helmoi Navalnin. Ne e kemi vëzhguar në heshtje këtë regjim çnjerëzor dhe kaq. Dhe tani e gjithë bota na ka kthyer shpinën. Dhe as dhjetë brezat e ardhshëm nuk do të mund ta lajnë njollën e kësaj lufte vëllavrasëse. Ne rusët jemi një popull inteligjent, një popull që mendon. Vetëm ne kemi fuqinë ta ndalojmë këtë çmenduri. Shkoni në protestë. Mos kini frikë nga asgjë. Ata nuk mund të na e mbyllin gojën të gjithëve.”

Këto kanë qenë fjalët e saj të fundit dhe askush nuk di më gjë për të.