Zelenskyy pranon se Ukraina nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s. Lë të kuptohet se mund të pranojë kërkesën e Putinit

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy ka bërë disa komente interesante rreth Ukrainës dhe anëtarësimit të saj të mundshëm në NATO.
Sipas Sky News, para pushtimit të Rusisë, Zelensky tha se ai donte që vendi i tij të bëhej pjesë e aleancës, ndërkohë javën e kaluar tha se ishte "ftohur" me këtë ide.
Ndërkohë që perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO janë dukur gjithmonë të largëta, një nga kërkesat kryesore të Vladimir Putin përpara pushtimit ishte që kjo të mos ndodhte asnjëherë.
Vetë Zelenskyy ka thënë këtë pasdite se vendi i tij duhet të pranojë faktin se nuk ka një derë të hapu" për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti tha se Ukraina e kupton se nuk është në NATO dhe tha që kombi do të gjejë një mënyrë që të mbrojë qiejt e tij në mënyrë të pavarur, raporton Sky News.
“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë, jemi njerëz me arsye. Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por edhe se nuk mund të bëhemi pjesë e aleancës. Është një e vërtetë që duhet pranuar. Jam i lumtur që njerëzit tonë po fillojnë ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten në forcat e tyre e te partnerët që na mbështesin.”, tha Zelensky.
Kjo vjen pas komenteve të bëra gjatë natës në të cilat ai u shpreh se negociatorët e tij kishin thënë se zhvillimet aktuale në bisedimet me Rusinë ishin "shumë të mira".
Mbetet për t'u parë nëse pozitiviteti i tij është i gabuar apo jo. Shtëpia e Bardhë tha brenda natës se nuk pa "asnjë provë" të llojit të de-përshkallëzimit nga Putin, gjë që është e nevojshme për të nxitur "besimin" e që bisedimet e paqes të kenë sukses.
Megjithatë, nëse Ukraina do të përjashtonte plotësisht mundësinë e anëtarësimit të NATO-s, kjo do të kishte domethënie të madhe në vazhdimin e negociatave.