Lajme nga Bota

Këshilli i Europës përjashton zyrtarisht Rusinë, flamuri rus hiqet nga shtiza

Këshilli i Europës përjashton zyrtarisht Rusinë, flamuri rus

Këshilli i Evropës ka përjashtuar zyrtarisht Rusinë për shkak të pushtimit dhe luftës së saj në Ukrainë dhe flamuri rus u hoq nga shtiza e flamurit përpara ndërtesës së Këshillit të Evropës.

Në një deklaratë, Këshilli njoftoi se “Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës që sot, pas 26 vitesh anëtarësim”.

Vendimi vjen një ditë pasi Rusia i parapriu përjashtimit të pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kjo është hera e parë në historinë e Këshillit që një vend përjashtohet dhe masa ka pasoja konkrete, raporton Reuters. Konventa për të drejtat e njeriut nuk do të zbatohet në Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre.