Lajme nga Bota

Ukraina kundërshton modelin suedez dhe austriak të neutralitetit

Ukraina kundërshton modelin suedez dhe austriak të neutralitetit
Ukraina kundërshtoi një model suedez ose austriak të neutralitetit të propozuar nga Rusia, duke deklaruar se modeli mund të jetë vetëm "ukrainas".

"Ukraina është tani në një gjendje lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë. Prandaj, modeli mund të jetë vetëm ukrainas," tha Mykhailo Podolyak, një negociator i presidentit ukrainas, në një deklaratë në Telegram.

"Kjo do të thotë që nënshkruesit e garancive nuk qëndrojnë mënjanë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, si sot. Por ata marrin pjesë aktive në anën e Ukrainës në konflikt dhe zyrtarisht na ofrojnë një furnizim të menjëhershëm të nevojave dhe të sasisë e armëve”, ka shkruar Podolyak.

Ai gjithashtu tha se Ukraina kërkon garanci të drejtpërdrejta për një zonë ndalim-fluturimi.

Deklarata erdhi pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se po diskutohej një status neutral në lidhje me garancitë e sigurisë. Ndërsa zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov kishte thënë se një model suedez ose austriak i neutralitetit po diskutohej si një kompromis i mundshëm.