Johnson: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO në të ardhmen e afërt

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO në të ardhmen e afërt.
Johnson i bëri komentet pas një takimi të martën me liderët e Evropës veriore në Londër, ku Presidenti Zelenskyy iu drejtua grupit përmes video-konferencës.
“Unë fola përsëri me Volodymyr [Zelensky-n] dje. Dhe ju e dini, sigurisht, unë e kuptoj atë që ai po thotë për NATO-n dhe realitetin e pozicionit. Dhe ne ia kemi bërë të qartë Putinit, se nuk ka asnjë mundësi që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti.
Por vendimi për të ardhmen e Ukrainës duhet të jetë për popullin ukrainas dhe për Volodymyr Zelensky-n si udhëheqësin e tyre të zgjedhur, dhe ne do ta mbështesim atë”, tha Johnson.
Më herët Zelensky është shprehur se vendi i tij duhet të pranojë faktin se nuk ka një derë të hapur" për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë, jemi njerëz me arsye. Kemi dëgjuar për vite që dyert janë të hapura, por edhe se nuk mund të bëhemi pjesë e aleancës. Është një e vërtetë që duhet pranuar. Jam i lumtur që njerëzit tonë po fillojnë ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten në forcat e tyre e te partnerët që na mbështesin.”, tha Zelensky.
Tiranapost.al