Qyteti ukrainas Mariupol që është shndërruar në ferr

“Mariupoli është shndërruar në ferr”, kështu thanë për CNN, banorët e këtij qyteti teksa largoheshin të trishtuar.
Çfarë dimë për situatën:
Mjekët dhe pacientët kanë ngecur brenda spitalit dhe po qëndrojnë aty mbaheshin kundër vullnetit të tyre. Pacientët që kanë ende nevojë për trajtim, po e marrin shërbimin në bodrum. Në shtretër ka edhe të plagosur të luftës.

“Është e pamundur të dalësh nga spitali. Ata qëllojnë fort, ne ulemi në bodrum. Makinat nuk kanë mundur të vijnë në spital prej dy ditësh. Ndërtesat e larta përreth nesh po digjen… Nuk mund të largohemi”, thotë kryebashkiaku referuar fjalëve të mjekëve. Sergei Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit, tha gjithashtu se spitali ishte i pushtuar nga trupat ruse, të cilët përdorën mjekët dhe pacientë si robër.


Pallate që digjen: Forcat ruse po e shkatërrojnë Mariupolin me sulme të rregullta. Dje, njerëzit numëruam 22 avionë që po bombardonin qytetin dhe të paktën 100 bomba. Dëmi është i tmerrshëm. Imazhet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë shkallën e dëmeve, duke përfshirë shtëpitë që digjen pas goditjeve ruse, një kompleks apartamentesh të shkatërruar dhe shtëllunga tymi që sa vijnë dhe shtohen.
Banorët e bllokuar: Rreth 350,000 njerëz kanë mbetur të bllokuar në Mariupol dhe deri në 2,500 civilë kanë vdekur. Të tjerët që jetojnë kanë mbetur pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.
Evakuimet: Për javë të tëra, ka pasur një dështim për të krijuar zyrtarisht korridore të sigurta për evakuimin e civilëve nga Mariupol, i cili është i rrethuar që nga 1 marsi. Megjithatë, zëvendëskryeministri i Ukrainës tha se rreth 20,000 njerëz arritën të largoheshin ditën e martë.