
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se bisedimet e paqes me Rusinë po duken më realiste, por do të duhet më shumë kohë.
Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shpresat se lufta mund të përfundojë më shpejt se sa pritej - ndoshta deri në maj - duke thënë se Moska mund të pajtohet me dështimin e saj për të imponuar një qeveri të re me forcë."
“Takimet vazhdojnë dhe, jam i informuar që qëndrimet gjatë negociatave tashmë duken më realiste. Por duhet ende kohë që vendimet të jenë në interes të të Ukrainës," tha Zelensky.