Putin: Rusia është e gatshme të diskutojë "statusin neutral" të Ukrainës
Wednesday 16 March 2022, 15:40
TiranaPost

Vladimir Putin është shprehur se Rusia është e gatshme të diskutojë statusin neutral të Ukrainës në bisedimet e paqes, por se Moska gjithsesi do të arrijë qëllimet e operacionit të saj ushtarak, i cili "shkon sipas planit".
Putin tha se Perëndimi flet vazhdimisht për dështimin e Rusisë si pjesë e sanksioneve kundër saj dhe se konflikti me Ukrainën i shërbeu si pretekst Perëndimit për të vendosur sanksione.
"Perëndimi as që merr mundimin të fshehë faktin se ka për qëllim të dëmtojë të gjithë ekonominë ruse, çdo rus," tha ai.
Fjalët e Putinit vijnë pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se statusi neutral për Ukrainën po "diskutohej seriozisht" dhe se formulimet specifike ishin "afër marrëveshjes".