Zelensky i bën thirrje direkt Bidenit: Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes
Wednesday 16 March 2022, 14:42
TiranaPost

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij në Kongres iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan Joe Biden, duke i bërë thirrje atij të jetë "udhëheqësi i paqes".
"Unë nuk shoh asnjë kuptim në jetë nëse nuk mund të ndalojë vdekjet. Dhe kjo është çështja ime kryesore si udhëheqës i popullit ukrainas. Po i drejtohem Presidentit Biden: Ti je lideri i kombit, i kombit tënd të madh. Të uroj të jesh lider i botës. Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes", tha Zelensky në anglisht.