Devoll/ Nuse e vjehrrë u gjendën të pajeta në banesën e tyre. Arrestohet vrasësi, banor i të njëjtit fshat
E Shtunë 5 Mars 2022, 16:11
TiranaPost

Nusja e vjehrrë, Fatmira Bami- 60 vjeç dhe Bukurie Bami-80 vjeç, janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në Devoll.
Dy gratë të cilat u konstatuan të pajeta nga kryeplaku i fshatit Progër, kishin shenja dhune në trup. Policia ka arritur të kapë autorin e ngjarjes 36 vjeçarin Ali Zili, banues në të njëjtin fshat, i cili kishte hyrë në banesën e tyre për të grabitur.
Sipas policisë, Zili ka hyrë për të vjedhur në banesën e dy grave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka goditur me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.