Zgjohet kandidat për deputet në listat e PD-së, Nurja: Neveri! Nuk kam firmosur asnjë formular

Mbrëmë ishte afati i fundit i dorëzimit të listave zgjedhore.
Partia Demokratike dorëzoi listat e saj pak pas mesnate.
Por sot në mëngjes, kandidati i Shkodrës Fatlum Nurja shkruan se nuk ka qenë në dijeni të këtij kandidimi dhe as nuk as kërkuar të jetë e as ka firmosur ndonjë formular.
Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, dhe aty ka parë emrin e tij. Ai deklaron se nuk i ka kërkuar FRD-së (në koalicion me PD-në) të jetë kandidat.
Statusi i plotë:
Mbrëmë fjeta herët, e sot në mjes pash këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate. Deklaroj që unë nuk i kam kërku FRD-së dicka të tillë, përvec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi s’kam firmos as ndonjë formular tip për të tilla raste...
Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverie.
Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do jenë deputetë... dhe më gjerë... do ja dalim me ba mrekulli për qytetin, shtetin dhe Kombin tonë. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu.