
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.E njëjta masë është kërkuar edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, raporton News 24.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.
Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkon pafajësi. Sipas raportimeve të mediave seanca është ndërprerë nga ikja e dritave, por pritet të rifillojë sërish.
Tiranapost.al