Aktualitet

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, për në datën 17 janar ora 11:00, për shkak se gjyqtarja Daniela Shirka është dorëhequr nga çështja. Ajo është zëvendësuar nga gjyqtari Florian Kalaja, i cili kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen.

Pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja e ish-ministrit të Brendshëm dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Tiranapost.al