Njoftim i rëndësishëm/ Sapo u miratua paketa e Rezistencës Sociale

Njoftim i rëndësishëm
Paketa e Rezistencës Sociale
Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të parë, vendosi:
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 217 lekë/litri.
- Çmimi i shitjes me pakice i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri.
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet sërish për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.