Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis vaksinimi masiv në Britaninë e Madhe. Dy shumat që diskutohen si shpërblim për pensionistët

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

25-vjeçari Klodian Rasha është qëlluar nga efektivi i Policisë që ndodhej në patrullim. Efektivi ka vënë re lëvizje të dyshimta të 25-vjeçarit dhe i ka kërkuar të ndalonte. I riu i është kundërpërgjigjur me sende të forta dhe më pas polici e ka qëlluar.(Lexo ketu)

Rasha fillimisht është plagosur dhe është dërguar në spital, ku ka humbur edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta pas mesnatës në zonën e Laprakës, në rrugën Dritan Hoxha.

Pas ngjarjes efektivi i forcave Shqiponja që ekzekutoi me dy plumba një 25-vjeçar Klodian Rasha u arrestua. (Lexo ketu)


Nis vaksinimi masiv në gjithë Britaninë, Margaret Keenan e para në botë që bëri vaksinën e Covid

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Ka nisur sot në gjithë Britaninë vaksinimi masiv. Margaret Keenan është e para që u vaksinua në botë për Covid-19. Ajo është 90 vjeç dhe është nga Coventry.(Lexo ketu)

Margaret është e para që vaksinohet pas aprovimit të Pfizer dhe në nisjen zyrtare të aplikimit të dozës në Angli.

Pensionistët do shpërblehen për festat e Fundvitit

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Pensionistët do të kenë shpërblim edhe këtë vit. Ende nuk është përcaktuar shuma që do të jepet për pensionistët nga buxheti i shtetit, por aktualisht po diskutohet mes shumës 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë.(Lexo ketu)

Shpërblimet e këtij viti, mes pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të tërmetit fatal të 26 nëntorit mund ti kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3 miliardë lekë. Mësohet se buxheti i vitit 2020 do të rishikohet për herë të katërt dhe në fund do të përcaktohet shuma e shpërblimit.

Kjo javë vendimtare nëse do shtohen masat anti-Covid

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Edhe këtë javë do të shikohet situata me koronavirusin dhe nëse shifrat do të rriten, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të japë vendim javën e ardhshme.(Lexo ketu)

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata aktualisht është e qëndrueshme, por do të gjykohet gjatë javës nëse do të mbetemi në masat që kemi aktualisht apo nëse do të kemi masa të tjera shtesë: Aktualisht situata është e qëndrueshme.

8 Dhjetori i studentëve ‘90/ Në ditën e rinisë mund të kuptosh nga urimet e tyre se çfarë mendojnë për veten dhe politikën në 30 vjet pluralizëm

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Kryeministri Rama e kujton Ditën e Rinisë që lidhet me lëvizjen e Dhjetorit ‘90 me një foto të tij personale të Marsit të vitit ‘91 teksa flet në tribunë, por edhe për thinjat që vuri në jetën politike.(Lexo ketu)

“Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”.

Ilir Meta që hyri në politikë student, dhe u bë kryeministër 30 vjeç, disa herë ministër dhe sot president, kërkon sërish një restart. Prapë një restart, në ditën e rinisë me një foto edhe presidenti nga protesta më dëlirë ndonjëherë në Shqipëri siç ishin studentët.

“Koha për restart! Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit!”.

Ish-ministri i Jashtëm Bushati, poston një status që bie në sy një brejtje ndërgjegjeje tek bën paralele me ikjet e intelektualëve të ‘90, me ikjet që vazhdojnë edhe pas 30 vjetësh për shkak të pasigurisë dhe atë që ai e quan thundra e tranzicionit.

“Ikja është varfërim i kapitalit njerëzor me pasoja të parikuperueshme për vendin. 30 vite më pas, të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria, sërish për një jetë më të mirë, për të shpëtuar nga thundra e tranzicionit dhe pasiguria që e shoqëron atë”.

Historia dramatike e një artisti si Viktor Zhusti

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit. Sot do të risjellin një rrëfim të hershëm të aktorit virtuoz, një rrëfim jete që i ngjason filmave dramatic, por që i përket atij. Sot, në ditëlindjen e tij të 78-të.(Lexo ketu)


Ishte mesi i viteve '80 kur Zhusti takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur, por edhe ajo nga ana tjetër, e dinte të vdekur të birin.

Eurodeputetët kërkesë KE: Shtyrja e negociatave rrezikon besimin tek BE

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

'Mos shtyni më tej hapjen e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut'. Kjo është thirrja që bëjnë 20 eurodeputetë në Këshillin e Europës, përmes një letre të publikuar. Samiti me liderët e BE nis sot dhe eurodeputetët kanë kërkuar që të miratohen kornizat negociuese me dy vendet, ndonëse çështja e konferencës së parë ndërqeveritare nuk është në axhendë.(Lexo ketu)

Përmes letrës, eurodeputetët nxisin palët e përfshirja që të gjejnë një zgjidhje për të siguruar që negociatat e pranimit të mund të fillojnë para fundit të vitit.

Sipas tyre, bllokimi aktual në bisedimet e pranimit rrezikon besueshmërinë e BE në Ballkanin Perëndimor.

Pas Britanisë edhe SHBA jep OK për vaksinën Pfizer dhe BioNTech

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë do i japë dritën jeshile miratimit të vaksinës anti-Covid të Pfizer dhe BioNTech në SHBA. FDA-ja thotë se kjo vaksinë plotëson kriteret e përshkruara të efektivitetit: Së shpejti japim dritën jeshile për këtë produkt historik!(Lexo ketu)

Agjencia publikoi sot dy analiza të ndara, ngashkencëtarët pjesë e FDA dhe analizën nga prodhuesit e vaksinës.

Merkel kërkon masa më të ashpra anti-Covid në Gjermani

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Kancelarja gjermane thotë se masat ekzistuese kundër Covid nuk do të sjellin përmirësim gjatë dimrit. Në përballjen me valën e dytë të koronavirusit, Angela Merkel thotë se do duhen masa më të ashpra për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.(Lexo ketu)

Jo në nivel kombëtar, por Merkel iu referua disa rajoneve me numër të lartë të infektuarish ku mund të nevojitet përforcim i masave, me kufizime të kontakteve sociale që para Krishtlindjeve.

Janari do jetë më i tmerrshmi nga Covid sipas kryevirologut Anthony Fauci

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Kryevirologu Anthony Fauci parashikon një janar të tmerrshëm për shkak të koronavirusit! Në fakt deklarata e tij është bërë para se FDA-ja amerikane të japë miratimin për vaksinën Pfizer dhe BioNtech, ndonëse nuk bëhet e qartë se kur do të fillojë shpërndarja dhe vaksinimi fillimisht për shtresën më vulnerabël.(Lexo ketu)

Në intervistën me NewsWeek Fauci vuri në dukje shifrat rekord dhe shtrimeve në spital të të infektuarve. Duke përmendur sezonin 37 ditor të festave nga Falenderimit tek Krishtlindjet dhe Viti i Ri, kryevirolpogu tha se janari mund të jetë më i keqi i shpërthimit të valës së dytë të përhapjes së Covid.

Një tjetër burrë zëvendësohet nga një grua edhe në televizionin amerikan NBC News

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Rashida Jones do të bëhet presidentja e MSNBC, televizionit të njohur në Amerikë. Presidenti aktual Phil Griffin do të japë dorëheqjen pas 25 vitesh në krye.(Lexo ketu)

Rashida Jones do ta marrë detyrën zyrtarisht në 1 shkurt.

Kështu lajmi i mirë nuk është vetëm se një grua do jetë në krye të lajmeve, por edhe se ajo është me ngjyrë.

Rashida Jones punën prej 7 vitesh në MSNBC dhe e njeh mirë jo vetëm punën, por edhe punonjësit.

Herpesi mund jetë shenja e 'heshtur' e koronavirusit

Vrasja e 25-vjeçarit nga punonjësi i policisë hap debat. Nis

Herpesi në këtë kohë pandemie po konsiderohet si një shenjë ‘e heshtur’ e koronavirusit. Ekspertët kanë vënë re një numër më të lartë sa pritej të këtij infeksioni në të cilën formohet herpesi.(Lexo ketu)


Është zbuluar se kjo ka ndodhur tek personat që kanë kaluar koronavirusin ose që po e kalojnë, por me raste edhe të riaktivizimit të virusit. Në fakt, herpesi shkaktohet nga virusi varicella zoster, ai fshihet në mbaresa nervore, duke u riaktivizuar më vonë, kur sistemi imunitar dobësohet.