Kjo është Margaret, e para në botë që bëri vaksinën e Covid
Tuesday 8 December 2020, 09:12
TiranaPost

Margaret Keenan është e para që u vaksinua në botë për Covid-19. Ajo është 90 vjeç dhe është nga Coventry.
Margaret është e para që vaksinohet pas aprovimit të Pfizer dhe në nisjen zyrtare të aplikimit të dozës në Angli.
Sot ka nisur në gjithë Britaninë vaksinimi masiv.
Margaret ka pak që ka dalë në pension. Ajo ka punuar si ndihmëse në një dyqan argjendarish. Është nëna e një vajze e një djali dhe gjyshja e katër nipërve dhe mbesave.
“Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë në botë i vaksinuar kundër Covid-19. Është një dhuratë e bukur që më bënë për ditëlindjen e 91-të. Nëse mund ta bëj unë që jam më shumë se 90 vjeç, mund ta bësh edhe ti”, ka thënë Margaret.
*Artikulli i Yahoo.it u përshtat në shqip nga Tiranapost.al