Aktualitet

Kjo javë vendimtare, nëse do ketë masa shtesë kufizimi anti-Covid

Kjo javë vendimtare, nëse do ketë masa shtesë kufizimi

Edhe këtë javë do të shikohet situata me koronavirusin dhe nëse shifrat do të rriten, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të japë vendim javën e ardhshme. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata aktualisht është e qëndrueshme, por do të gjykohet gjatë javës nëse do të mbetemi në masat që kemi aktualisht apo nëse do të kemi masa të tjera shtesë: Aktualisht situata është e qëndrueshme.

Doktoreshë Albana Fico bëri një përmbledhje të situatës:

Fico: Kemi 350 raste për 100 mijë banorë, kjo shifër mbetet më ulët se vendet e rjaonit, me 822 raste. Dy prefekturat me incidencë më të lartë, janë Tirana dhe Gjirokastra dhe Lezha. Sa i përket grupmoshave, mbetemi në intervalet 55-64, ndjekur nga 65-75 vjeç. Vihet re qëndrueshmëri e numrit të pacientëve në spital që duan trajtim spitalor. Ka raste që ka nevojë për terapi intensive, % e humbjes së jetës vijon të jetë në shifrat 2.1%, monitorimi dinamik i situatës vijon.

Mira Rakacolli: Situata e qëndrueshme aktualisht, do na duhet një javë tjetër për të parë, dhe do gjykohet nëse do jemi në nivelin e këtyre masave apo masave të tjera ndërhyrëse, sipas situatës.

*Tiranapost.al.