Lajme nga Bota

Është era e grave në Amerikë, një tjetër burrë zëvendësohet nga një grua edhe në televizionin amerikan NBC News

Është era e grave në Amerikë, një tjetër

Rashida Jones do të bëhet presidentja e MSNBC, televizionit të njohur në Amerikë. Presidenti aktual Phil Griffin do të japë dorëheqjen pas 25 vitesh në krye.

Rashida Jones do ta marrë detyrën zyrtarisht në 1 shkurt.

Kështu lajmi i mirë nuk është vetëm se një grua do jetë në krye të lajmeve, por edhe se ajo është me ngjyrë.

Rashida Jones punën prej 7 vitesh në MSNBC dhe e njeh mirë jo vetëm punën, por edhe punonjësit.

Këtë vit që po lëmë pas Jones ndihmoi në krijimin e dokumentarëve “Drejtësia për të gjithë” dhe “Klima në krizë” që patën shumë ndikim në rrjet.

Ky televizion e ka njohur herët se në vazhdimësi stafi do të përbëhet nga 50% gra dhe 50% njerëz me ngjyrë, por nuk kishte një afat se kur do arrihej ky objektiv.

*Artikulli i nbcnews u përshtat në shqip nga Tiranapost.al