Aktualitet

E fundit nga KQZ/ Si po përfundojnë të pavlefshme zgjedhjet në disa qendra votimi

E fundit nga KQZ/ Si po përfundojnë të pavlefshme zgjedhjet

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi specifikoi në një dalje për media rastin kur zgjedhjet në një bashki mund të shpallen të pavlefshme.

“Sipas asaj që përcakton Kodi Zgjedhor nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në disa qendra votimi dhe nëse numri i votuesve në këto qendra është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe kandidatit të dytë në garë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë dhe përsëriten. Kjo ngelet për tu parë në aspektin numerik, por dhe substencial pse këto zgjedhje po shpallen të pavlefshme” tha Celibashi.

Celibashi gjithashtu njoftoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 3 qendra votimi në Shkodër, duke qenë se për më shumë se 5 orë që nuk kishte nisur ende votimi.